RTSH 24 Live

Botë

Lufta me Ukrainën, mbi 50 mijë ushtarë rus të vrarë në dy vite

17/04/2024

Lufta me Ukrainën, mbi 50 mijë ushtarë rus të vrarë në dy vite

Mbi 50 mijë ushtarë rus kanë humbur jetën në Ukrainë që prej shkurtit të 2022-shit. Shifra është publikuar në një artikull nga BBC,  ku thuhet gjithashtu se në 12 muajt e dytë në vijën e parë, numri i trupave ishte gati 25% më i lartë se në vitin e parë.

Më shumë se 27,300 ushtarë rusë vdiqën në vitin e dytë të luftimit, një reflektim ky se si fitimet territoriale kanë ardhur me një kosto të madhe njerëzore.

Rusia ka refuzuar të komentojë.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve, prej më shumë se 50,000, është tetë herë më i lartë se i vetmi pranim publik zyrtar i numrave të vdekjeve të dhëna ndonjëherë nga Moska në shtator 2022.

Numri aktual i vdekjeve ruse ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë.

/rtsh.al/