RTSH 24 Live

Botë

Lufta/ Llogore dhe shumë fortifikime, imazhet satelitore zbulojnë mbrojtjen ruse në përgatitje të një sulmi të madh ukrainas

22/05/2023

Lufta/ Llogore dhe shumë fortifikime, imazhet satelitore zbulojnë mbrojtjen ruse në përgatitje të një sulmi të madh ukrainas

Trupat ruse duket se po përgatiten për një kundërsulm të fuqishëm ukrainas, ndërsa pamjet satelitore të marra nga BBC kanë zbuluar fortifikime të shumta të ngritura. Pas muajsh ngërçi, sulmi i pritshëm ka të ngjarë të jetë një provë vendimtare për Ukrainën, pasi ajo kërkon të provojë se mund të arrijë përfitime të rëndësishme në fushën e betejës me armët që ka marrë nga Perëndimi.

Trupat ruse kanë ndërtuar llogore dhe fortifikime të tjera në 4 zona kryesore, në bregdetin perëndimor të Krimesë, në qytetin e Tomak, në nja autostradë kryesore e quajtur autostrada E105 dhe në fshatin Rivopil në veri të Mariupol.

Në Krime, imazhet satelitore tregojnë fortifikime në bregdet, ku janë ngritur blloqe betoni në formë piramide, të quajtura “dhëmbët e dragoit”, për të penguar rrugën e tankeve dhe automjeteve të tjera ushtarake. Pas tyre është një linjë llogore. Disa ekspertë ushtarakë sugjerojnë se mbrojtja ka të ngjarë të jetë më shumë një masë paraprake, sesa një shenjë se Rusia po mbrohet nga një sulm nga deti, pasi Ukraina ka pak kapacitet detar.

Në qytetin e Tomak, imazhet tregojnë një rrjet llogore në dy rreshta në veri të qytetit, drejtimi nga i cili do të duhej të sulmonte Ukraina. Pas këtyre llogoreve është një unazë e mëtejshme fortifikimesh rreth qytetit, me tre shtresa mbrojtëse. Po ashtu është ngritur edhe një hendek antitank.

Një linjë hendeqesh dhe llogoresh antitank është ndërtuar përgjatë një shtrirjeje prej 22 miljesh të autostradës kryesore E105, që ndodhet në perëndim të Tokmak. E105 është strategjikisht e rëndësishme, duke lidhur Melitopolin e mbajtur nga Rusia në jug me qytetin verior të Kharkiv, të mbajtur nga Ukraina. Pala që e kontrollon mund të lëvizë lehtësisht rreth trupave nëpër rajon.

Në fshatin e vogël Rivnopil rreth 34 milje në veri të Mariupolit, janë ngritur një sërë llogoresh rrethore, ku secila ka një grumbull dheu në mes, ndoshta ose për të mbrojtur artilerinë ose për të mbajtur armët të qëndrueshme. Ndërkohë, llogoret rrethore lejojnë ushtarët të mbulohen dhe të lëvizin artilerinë në mënyrë që të mund të synojë në çdo drejtim.

/rtsh.al/