Mediet sociale kanë ndikimin e tyre pozitiv tek të rinjtë sa i përket pasionit për të shkruar. Ata nxisin veçanërisht dëshirën për të krijuar poezi.
“Kryesisht mediat sociale e kanë nxitur interesi tek të rinjtë për të qenë më në fokus me poezinë”, thekson shkrimtari Suad Arilla.
Poetja Orjeta Dushi shprehet se në ditët e sotme janë jashtë mode shkrimi i letrave të dikurshme.
“Sot, është jashtë mode shkrimi i letrave të dikurshme ose e ditarit që pasqyronte një botë emocionale. Sepse njerëzit po bëhen mekanikë, kryejnë funksione vetëm për përfitime të çastit dhe më pas ndjenja zhduket”, tha poetja..
Rrjetet sociale krijojnë modele të reja, por kjo formë e letërsisë nuk është e njëjtë me atë tradicionale.
“Letërsia jonë është e tillë që përshkruan peizazhin, emocionin. Një letërsi që kërkon të krijojë fondin e vet deri në pjekuri stilistike”, tha Dushi.
“Duhet të bëjmë një ndarje mes letërsisë së rrjeteve sociale dhe asaj që duhet shkruar në mënyrë që të dalim sikurse duhet tek përcjellja e mesazhit”, tha shkrimtari.
Aktivitetet letrare gjithashtu nxisin dëshirën për të shkruar duke ndikuar pozitivisht tek të rinjtë. Për fatin e mirë në Shkodër zhvillohen disa të tilla që stimulojnë të rinjtë në aftësitë krijuese.
Gazetar: Marjo Gjini
/rtsh.al/