RTSH 24 Live

Sociale

Banorët kujtojnë festën e Çlirimit të Kukësit

4 orë para

Banorët kujtojnë festën e Çlirimit të Kukësit

Sheshi “Skënderbej” dhe rrugët e qytetit janë veshur me flamuj kuq e zi me rastin e festave të Nëntorit. 18 nëntori shënon Çlirimin e Kukësit. 1 ditë para kësaj date banorët na kujtojnë se si festohej në atë kohë.

Çlirimi i Kukësit ka qenë festë madhështore. E festonim të gjithë. Tani sikur ka humbur pak, por sërish ndjehet dhe festohet”, shprehet banori.

Ndërkohë nga Bashkia e Kukësit nesër do të organizohet një aktivitet në përkujtim të kësaj date. Në orën 10 zhvillohen homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe më pas në orën 11 aktiviteti nis në pallatin e kulturës "Hasan Prishtina".

Gazetare: Irda Bajraktari

/rtsh.al/