RTSH 24 Live

Botë

Lufta Iran - Izrael, palët shkëmbjenë deklarata të ashpra 

02/10/2024

Lufta Iran - Izrael, palët shkëmbjenë deklarata të ashpra 

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se sulmi raketor i Iranit kundër Izraelit dështoi dhe u zotua për hakmarrje. 
Ndërkohë, nga Izraeli vazhdojnë inkursionet tokësore drejt Libanit jugor. IDF u shpreh se avionët e tij luftarakë do të vazhdojnë të godasin "me forcë" në orët e ardhshme "në Lindjen e Mesme". “Forca Ajrore vazhdon të operojë me kapacitet të plotë dhe sonte ne do të vazhdojmë të godasim me forcë në Lindjen e Mesme siç kemi bërë për një vit”, tha kundëradmirali Daniel Hagari, zëdhënës i ushtrisë izraelite, në një deklaratë pasi Irani sulmoi Izraelin.

Por Irani pretendon se e ka përfunduar sulmin e tij kundër Izraelit, pas lëshimit të rreth dyqind raketave mbrëmjen e djeshme. Madje ai kërcënon. “Gati për një përgjigje më të fuqishme në rast hakmarrjeje, do ju kthejmë në hi”. Garda Revolucionare e Iranit tha se sulmi me raketa ndaj Izraelit ishte në përgjigje të vrasjes së kreut të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, javën e kaluar, si dhe të liderit të Hamasit, ndërsa kërcënoi se do të kryente "sulme shkatërruese" nëse Izraeli do të përgjigjej. Irani ka kërcënuar se nëse Izraeli do vijojë luftimet, "do e kthejnë në hi". 

/ rtsh.al /