RTSH 24 Live

Ekonomi

Llogari bazike bankare, falas për të gjithë/ Banka e Shqipërisë tregon detajet si dhe përfituesit

14/11/2023

Llogari bazike bankare, falas për të gjithë/ Banka e Shqipërisë tregon detajet si dhe përfituesit

Nuk do të paguhet asnjë kosto për një llogari bankare në bankat e nivelit të dytë, që ofron shërbime bazike pagesë për konsumatorët dhe rezidentët në Republikën e Shqipërisë, pavarësisht nivelit të të ardhurave, statusit të punësimit, apo historikut të aftësisë paguese.

Është i fundit në kuadrin ligjor rregullator që propozon Banka e Shqipërisë për të nxitur dhe rritur përfshirjen financiare të popullatës. Një prej arsyeve është kosto e madhe që duhet të përballojnë kryesisht shtresat si pensionistët, ato që përfitojnë ndihma sociale apo studentë të cilët nuk kanë burime të ardhurash të sigurta dhe e konsiderojnë një llogari pagesë një instrument se një produkti i cili përbën kosto në shpenzimet e tyre mujore”, tha Ledia Bregu, Drejtore e Sistemit të Pagesave, BSH.

Ky garantimi i së drejtës për aksesin në një llogari pagese me shërbime bazike për konsumatorët, shihet nga hartuesit e ligjit si një mjet i domosdoshëm për të mundësuar pjesëmarrjen e konsumatorëve në tregun financiar, bazuar në interesin e tyre të vërtetë për të pasur një llogari të tillë, e cila do t’i lejojë ata të marrin përfitimet që sjell tregu financiar.

Ky ligj detyron të gjithë ofruesit e një llogarie pagesash që të ofrojnë për popullatën e cila nuk ofron aktualisht një llogari bankare, llogari me element bazik dhe më e rëndësishmja është pa kosto ose një kosto të pa përfillshme”, tha Bregu.

Ligji i ri i është nënshtruar konsultimit publik dhe pritet të miratohet së shpejti. Mendohet se do të jetë aktiv duke filluar nga janari i 2024.

/RTSH/