RTSH 24 Live

Ekonomi

Ligji i ri në fuqi më 30 qershor /Edona Bilali: Nomadët digjitalë përjashtohen nga taksat për një vit

25/06/2023

Ligji i ri në fuqi më 30 qershor /Edona Bilali: Nomadët digjitalë përjashtohen nga taksat për një vit

Më 30 qershor hyn në fuqi ligji me ndryshimet për nomadët digjitalë. Të gjithë punonjësit lëvizës digjitalë që do të vendosen në Shqipëri nuk do të konsiderohen rezidentë tatimorë për një periudhë prej 12 muajsh, që përkthehet me përjashtimin nga taksat për një vit, si dhe do të pajisen me leje unike për të huajt.

Për minsitren e Ministrisë së Shtetit dhe Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali këta persona sjellin 10 herë më shumë të ardhura se një turist.

Ndërkohë që rrjeti Euronews publikoi një renditje të qyteteve të preferura për punonjësit lëvizës digjitalë ku në Shqiperi ishte përzgjedhur Shkodra.

Një Samit Nomadësh Digjitalë, do të organizohet në kryeqytet për 3 ditë me radhë nga 23 deri më 25 qershor çka tregon edhe vendosjen e Shqiperisë në harten e përzgjedhjes së preferencave të punonjësve levizës digjitalë.

/rtsh.al/