Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me financimet dhe pagesat e dyshimta të Monika Kryemadhit nga kompani off shore të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës. Balla tha se prokuroria duhet të kishte nisur hetimet.
Në një komunikim me mediat, Balla shtoi se, Kryemadhi duhet të kishte dalë në deklaratë për mediat me një sqarim të detajuar pasi rezulton e lidhur me aksionerë që janë në listën e zezë të SHBA.
Sa I takon përplasjeve të dy grupimeve të PD-së Balla tha se kjo është çështje e tyre e brendshme, por mazhoranca njeh për opozitë grupin parlamentar të PD.
Sa i takon bashkimit të mazhorancës dhe opozitës në të njëjtën tryezë për çështjen e dosjeve të ish sigurimit Balla tha se qëllimi është i përbashkët: të largojnë nga politika bashkëpunëtorët e ish Sigurimit të Shtetit që s’mund të mbajnë poste të larta.
Gazetare: Megi Mëhilli
/RTSH/