Shkrimtari Namik Dokle sjell për publikun librin e ri të titulluar Vallëzime me Hënën. Një përmbledhje me 52 legjenda të krahinës së Gorës autori I sjell për herë të parë të shkruara e të përmbledhura në një libër.
“Ky libër me legjenda është hera e parë që shfaqet në publik sepse në të vërtet legjendat tregoheshin dhe vazhdojnë të tregohen. Një pjesë ishin në humbje e sipër, në harresë dhe unë jam përpjekur ti mbledh të gjitha këto në një libër”, tha autori i librit Namik Dokle.
Autori tregon se këto legjenda ai vet i kishte dëgjuar qysh fëmijë, por megjithatë ideja për ti përmbledhur në një libër lindi disa vite më parë.
“Ideja për ti bërë libër ka lindur realisht në Madrit sepse unë isha atje për promovimin e librit “vajzat e mjekut” të botuar në spanjisht dhe një botuese madrilene në një takim që pati me mua dëgjoi pjesë të anës legjendare të Gorës dhe më sugjeroi duke më thënë se do ta botonte me shumë kënaqësi librin nëse do ta shkruaja”, tha Dokle.
Në promovimin e librit morën pjesë miq, kolege dhe figura të shumta politike. Namik Dokle është politikan dhe shkrimtar I disa titujve të ndryshme, dhe I përkthyer në disa gjuhë të huaja.
/RTSH/