RTSH 24 Live

Aktualitet

Lezhë- Gjendet i vdekur në makinë një 25-vjeçar, brenda mjetit një pistoletë

10 orë para

Lezhë- Gjendet i vdekur në makinë një 25-vjeçar, brenda mjetit një pistoletë

Një 25-vjeçar është gjetur i vdekur në një automjet në fshatin Balldre të Lezhës pasditen e kësaj të enjteje (6 shkurt).

Policia bën me dije se në automjetin e viktimës u gjet edhe një pistoletë.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme nga armë zjarri, ndërsa viktima ka vetëm një plagë të shkaktuar nga armë zjarri.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me vetëvrasje apo me vrasje”, thuhet në njoftimin e policisë.

/rtsh.al/