RTSH 24 Live

Aktualitet

KQZ miraton karakteristikat teknike të fletës së votimit për zgjedhësit brenda vendit

8 orë para

KQZ miraton karakteristikat teknike të fletës së votimit për zgjedhësit brenda vendit

Komisioni Rregullator miratoi të enjten karakteristikat teknike të fletës së votimit që do të përdoret për zgjedhësit brenda territorit të Shqipërisë, në zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025.

Sipas vendimit të miratuar, fletët e votimit do të jenë prej letre, me ngjyrë, trashësi ose elemente konfigurimi të tilla që të mos lejojnë leximin e votës në pjesën e pasme të saj, si dhe do të përmbajnë elemente sigurie sipas përcaktimeve me akt normativ të KQZ-së.

Fleta e votimit përmban elemente teknike në formën e kodeve që identifikojnë zonën zgjedhore, qendrën e votimit, si dhe elemente të tjera identifikuese që nuk lexohen me sy të lirë.

“Përveç elementeve të sigurisë së letrës, fleta e votimit do të përmbajë dhe disa elementë teknikë në formën e kodeve që identifikojnë zonën zgjedhore, qendrën e votimit si dhe elementë të tjerë identifikues që nuk lexohen me sy të lirë (QR code).”, thuhet në vendim.

Komisioni Rregullator vendosi që karakteristikat teknike të fletës së votimit për zgjedhësit nga jashtë do të miratohen në një akt tjetër.

/rtsh.al/