Qeveria Holandeze, përmes programeve me të cilat operon dhe mbështet institucionet shqiptare, ka ripohuar përkrahjen për SPAK, duke konfirmuar vijimin e projekteve te perbashketa me Prokurorinë e Posaçme në përpjekjet e saj për forcimin e shtetit ligjor.
“Jemi të lumtur të njoftojmë nisjen e projektit tonë të dytë, të zbatuar nga Qendra për Iniciativa Ligjore Qytetare, e cila fokusohet në mbështetjen e zgjeruar për hetimin financiar, duke sjellë ekspertizën me te mire holandeze për të përmirësuar më tej praktikat ligjore.
Vlerësojmë punën e jashtëzakonshme të SPAK dhe, me dy projekte në vijim, mbetemi të përkushtuar për të forcuar më tej partneritetin tonë”, shkruan ambasada holandeze.
/rtsh.al/