RTSH 24 Live

Sociale

Lezha përkujton poetin Ndoc Gjetja, veprimtari përkujtimore në 80-vjetorin e lindjes së tij

10/03/2024

Lezha përkujton poetin Ndoc Gjetja, veprimtari përkujtimore në 80-vjetorin e lindjes së tij

Lezha solli në kujtesë poetin humanist Ndoc Gjetja. Në 80-vjetorin e lindjes së tij u organizua një veprimtari përkujtimore, ku merrnin pjesë studiues, shkrimtar e miq  të poetit.

Të pranishmit në këtë aktivitet vlerësuan kontributin e Ndoc Gjetjes në letërsinë shqipe.

Poeti Ndoc Gjetja u nda nga jeta 14 vite më parë në moshën 66-vjeçare pas një sëmundje të rëndë.

Ai është autor i disa vëllimeve poetike dhe në mënyre të padyshimtë një nga poetet më të spikatur në letërsinë shqipe bashkëkohore.

Ai vetë e konsideronte profesionin thurës ëndrrash dhe mbrojtjes besnik i tyre.

/rtsh/