Shqipëria ka nisur reagimin për të ruajtur stabilitet në tregun e brendshëm përkundër pritmërisë së krijuar nga ndryshimet e deklaruara apo të filluara të tregjeve në botë.
Eksperti i ekonomisë, Gavril Lasku, e ka ndarë këtë reagim duke e parë si pjesë e faktorëve të përgjigjes brenda Shqipërisë.
"Njoftimi që një sasi likuiditeti prej 250 milionë euro do t'i ofrohet bankave të nivelit të dytë për të ndihmuar kreditimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme me interesa të ulët. Kjo është një lëvizje financiare me të cilën banka qendrore mund të ndikojë në raportin e kërkesë-ofertës midis lekut dhe euros," shprehet ekonomisti.
Ditët e fundit, një rritje e dukshme e vlerës së euros përkundër monedhës vendase është pjesë e një panorame deri në muajin mars, mendon z. Lasku.
"Është një cikël i caktuar kur kompanitë e huaja apo edhe operatorë të tjerë ekonomikë, si bankat e huaja, mund të përkthejnë fitimin e vitit të tyre të kaluar në euro dhe dalin e blejnë euro. Duke u rritur kërkesa për euro mund të dobësohet leku. Për sipërmarrjen shqiptare do të ishte me interes një lek pa i dobësuar," shpjegon z. Lasku.
Nga ana tjetër, në vështrim global, tregu duket i pasigurt gjë që ngre kërkesa vigjilence për ekonominë shqiptare.
"Bilanci ynë tregtar është i lidhur me eurozonën, me euron. Mendoj se është një periudhë testimi dhe duhet para në progres”, thotë z. Lasku.
Gazetare: Entela Komnino
/rtsh.al/