Tregu i gjësë së gjallë në Kukës dhe këtë të diel ka ofruar shumë pak krerë bagëtish për shitje.
Blegtorët e ardhur nga njësi të ndryshme administrative thonë se delet e lopët po shiten me një çmim shumë të lartë.
"1 milion e 600 mijë shitet një lopë. Vjet ishte 1 milion," thotë një blegtor.
Një arsye se përse po tkurret tregu i gjësë së gjallë është edhe mungesa e krahut të punës.
"Rinia ka ikur. Unë jam veç me gruan në shtëpi. Gjatë verës shkoj në fshat," shton blegtori.
Puna në blegtori e bujqësi po refuzohet nga të rinjtë.
Në Kukës janë kryesisht grupmoshat 50–65 vjeç që merren me së shumti me mbarështimin e bagëtive, duke ndikuar në uljen e krerëve që shiten në treg.
Gazetare: Shkurte Elezaj
/rtsh.al/