RTSH 24 Live

Ekonomi

Leku fiton terren ndaj monedhave të huaja

18 orë para

Leku fiton terren ndaj monedhave të huaja

Leku fiton terren ndaj monedhave të huaja

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën leku fitoi pikë ndaj monedhave të huaja. Monedha shqiptare forcoi pozitat pas katër ditësh luhatje ndaj euros dhe dollarit amerikan.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, të martën monedha amerikane u dobësua me 0.28 lekë dhe këmbehet me 89.88 lekë. Ndërsa euroja zbriti me 0.04 lekë dhe këmbehet me 98.78 lekë.

Paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, humbi terren me 0.14 lekë dhe këmbehet me 117.71 lekë.

Ndërsa franga zvicerane këmbehet me 105.09 lekë në të njëjtën nivose 0.21 lekë më pak se në fundjavë.

/ rtsh.al /