RTSH 24 Live

Politikë

Kush do të jetë anëtari i ri i BE-së? Nurellari: Ja shanset e Shqipërisë!

14/10/2024

Kush do të jetë anëtari i ri i BE-së? Nurellari: Ja shanset e Shqipërisë!

Politologu Adri Nurellari vlerëson se Shqipëria ka jo pak shanse që të jetë vendi më i ri i Bashkimit Evropian. Deklarata e tij u bë gjatë emisionit ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH.

Sipas Nurellarit, jemi duke përfituar nga  guximi i Ukrainës, nga përballja e tyre me Rusinë, që procesi ka lëvizur shumë nga vendi.

“Kjo përballje e ka përshpejtuar integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor për në BE. Jemi në një konjukturë gjeopolitike favorizuese. Dhe vende që nuk kanë hequr aq shumë si ne, po përparojnë si Gjeorgjia, Moldavia, etj. Kjo ka bërë që në Bruksel, përfshi edhe Berlinin, të shkundet kujtesa kolektive e BE-së, me qëllim zgjerimin e hartës së paqes. Projekti i paqes zbehet pa përfshirë vendet e Ballkanit. Procesi i Berlinit ishte edhe si kundërpërgjigje ndaj Rusisë dhe Kinës. Në Ballkan kemi parë shumë shkopinj dhe shumë pak karotë. Vendi ynë më duket se po merr më pak nga sa meriton nga fondet dhe kjo mbase dhe për shkak të një letargjie, por ka jo pak shanse për anëtarësim”, tha Nurellari.

/rtsh.al/