RTSH 24 Live

Kosovë

Kusari- Lila: Zgjedhjet në Kosovë të mbahen në shkurt të 2025-ës

10/08/2024

Kusari- Lila: Zgjedhjet në Kosovë të mbahen në shkurt të 2025-ës

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila në një intervistë për agjencinë KosovaPress deklaroi se si përfaqësuese e partisë Alternativa propozoi  datën 9 dhe 16 shkurt për zgjedhjet e rregullta në Kosovë gjatë takimit të partive politike me presidenten Vjosa Osmani.

Unë si përfaqësuese e Alternativës në atë takim kam propozuar dy data të tjera, 9 shkurtin apo 16 shkurtin. Të dyja lidhen me argumentet se do të ofrojnë mundësi të mjaftueshme edhe për fushatë të mirëfilltë por edhe organizim të procesit zgjedhor.

Ajo tha se kërkon një kontribut më të madh në hartimin e programit të ardhshëm qeverisës me partinë e Albin Kurtit, ndërsa theksoi se preferojnë një koalicion zyrtar dhe jo vetëm përfshirje në listën  zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje.

Dëshirojmë të kemi kontribut dhe zë edhe në programin e ardhshëm qeverisës, mirëpo s’kemi filluar diskutimet për detajet për shkak edhe të agjendave që kemi pasur. Për neve gjithmonë ka qenë e preferuar që të kemi një koalicion zyrtar, përkundër që nga LVV-ja është preferuar që të jemi pjesë e listës. Këto janë modalitetetet që do të diskutohen me LVV-në”

Duke folur për përplasjet në distancë të presidentes Osmani me kryeministrin Kurti dhe ministren e Jashtme Gërvalla, Kusari Lila tha se dallimet mes tyre nuk janë përmbajtjesore, por vetëm lidhur me qasjen e përdorur për procese të ndryshme, siç ishte ai i anëtarësimit në Këshill të Evropës. Ndërsapër incidentin e presidentes Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit, ajo tha se kjo çështje ka reflektuar në marrëdhëniet Kosovë- Maqedoni e Veriut.

Uroj që mos të ketë qenë e qëllimshme edhe pse duket pak sjellje absurde që të kemi sjellje të tilla prej asaj çfarë kam lexuar dhe dëgjuar. Sa përket raporteve, pashmangshëm e ka pasur një efekt.

Duke folur për dialogun me Serbinë, Kusari-Lila kritikoi Bashkimin Europian për qasjen e përdorur në dialog. Ajo tha se blloku ende  nuk po reagon ndaj refuzimit të vazhdueshëm të Serbisë për të zbatuar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve.

/rtsh.al/