RTSH 24 Live

Sociale

Kurset profesionale në Gjirokastër, rritet interesi i të rinjve për ndjekjen e tyre

29/03/2024

Kurset profesionale në Gjirokastër, rritet interesi i të rinjve për ndjekjen e tyre

Prej vitesh qendra e Formimit Profesional Publik Gjirokastër  u vjen në ndihmë të rinjve, por jo vetëm me mundësinë e marrjes së një profesioni në disa fusha të ndryshme , si në hoteleri,  turizëm , kuzhinë, hidraulik, mekanik  etj. 

Mihare Lapa drejtoreshë e qendrës së formimit profesional në , Gjirokastër, thotë se interesi për të marrë bazat e një profesioni nga të rinjtë, vitet e fundit është shtuar, ku kërkesë  të lartë ka pasur për  guida turistike , hoteleri-turizëm, kuzhinë etj.  Sipas saj , 160 është numri i kursantëve, që përgatiten për të dalë në tregun e punës së shpejti,

Fokusi kryesor është arsimi profesional, si e vetmja mundësi për t’ju përgjigjur jo vetëm nevojës por edhe zhvillimit. Sot kërkohet një zanat të cilët njerëzi e kanë pasur dhe më parë por nuk e kanë të certifikuar me një dokument ose të rinjtë e sotëm pasi përfundojnë shkollën e mesme bëjnë edhe një kurs profesional për tu certifikuar pasi sot kërkohet në tregun e punës, kështu që numri është në rritje”, tha drejtoresha e qendrës së formimit profesional Mihare Lapa.

Znj. Lapa thekson se kjo qendër ka një bashkëpunim të mirë edhe me biznesin, pasi ka një interes të shtuar nga ana e tyre për fuqi punëtore.

Ne pasi trajnojmë këta kursant, pas përfundimit të kursit kanë të drejtë të bashkëpunojnë me bizneset për tu punësuar”, tha Lapa

Të gjithë kursantët në përfundim të ciklit mësimor pajisen me certifikatë. Sipas të dhënave këtë vit ka pasur një interes të lartë nga të rinjtë mbi 16 vjeç për ndjekjen e tyre .

Gazetar: M. Mirashi

/RTSH/