RTSH 24 Live

Sociale

Kultivimi i grurit ,ndryshimet e kushteve klimatike ndikojnë këtë kulturë

18/06/2024

Kultivimi i grurit ,ndryshimet e kushteve klimatike ndikojnë këtë kulturë

Në Qarkun e Korçës këtë vit janë mbjellë me grurë rreth 11.700 HA. Ndryshimi i kushteve klimatike ka dhënë ndikime negative tek kjo kulturë, ndaj për të mbrojtur prodhimin, specialistët e fushës këshillojnë ujitjen e tokave për të rritur lagështinë.

“Ujitja është e parealizueshme për vet sipërfaqen”, tha Arben Dulellari, Drejtor i Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Bashkia Maliq.

Për të shmangur problematikat e krijuara në këtë kulturë, këshillohet përzgjedhja e kultivarëve me pjekje më të hershme në mënyrë që të mos ndikohen nga temperaturat e larta të verës. Këto ndryshime kanë bërë që dhe vitin e kaluar, prodhimi të mos ishte në standardin e kërkuar në treg.

Sa i takon prodhimit, ai shkon për shitjen në tregun vendas. Fermerët e fushës së Maliqit e kultivojnë masivisht këtë kulturë. Për këtë vit, fermerët në Maliq kanë mbjellë me grurë rreth 3500 HA.

/RTSH/