RTSH 24 Live

Sociale

Depresioni kalon nëpërmjet stomakut

14 orë para

Depresioni kalon nëpërmjet stomakut

Sipas një studimi, njerëzit depresivë hanë ndryshe nga ata të shëndetshmit. Kjo njohuri mund të japë impulse për forma të reja terapie. Sepse deri tani tema e të ushqyerit nuk ka luajtur rol në trajtimin e depresioneve.

Rreth 280 milionë njerëz në mbarë botën vuajnë nga depresioni. Ndonëse depresionin nuk është i njëjtë për të gjithë, të gjithë pacientët e prekur prej tij me sa duket kanë një gjë të përbashkët: urinë për karbohidrate. Këtë e kanë zbuluar gjatë një hulumtumi studuesit në klinikën universitare të Bonit dhe Tybingenit në Gjermani.

Nëse pacientët janë trajtuar me anti-depresivë ose jo, nuk ka pasur dallime të dukeshme, thotë Nils Kroemer, i cili ka studiuar në të dyja klinikat universitare në fushën e psikiatrisë, psikologjisë dhe psikoterapisë.

Deri tani mendohej, se nepsi për ushqime me karbohidrate kishte të bënte me rritjen e urisë, që shoqëron disa sëmundje depresive.

"Ne mundëm të tregojmë tani, se nuk është kështu. Faktikisht uria për karbohidrate ka të bëjë më shumë me depresionin e përgjithshëm të rëndë, veçanërisht me simptomat e frikës", shpjegon Lilly Thurn, e cila ka drejtuar studimin në ekipin e Kroemer.

Nga karbohidratet trupi ynë mund të prodhojë më shpejt energji, që janë furnizueset kryesore të qelizave tona. 

Nën depresion mikrobioma e zorrës ndryshon

Arsyen përse njerëzit me depresion kanë kryesisht urinë për karbohidrate, Nils Kroemer e konstaton atë në zorrë. Këtu mund të jenë zhvilluar ndryshimet në sistemin e tretjes. Po ashtu, mund të jetë dëmtuar përçimi i informacioneve nga aparati stomak-zorrë në tru nëpërmjet nervit vagus, thotë Kroemer.

Shumë studime tregojnë, se tek njerëzit depresivë, mikrobioma e zorrës është e ndryshme dhe se këto ndryshime janë pjesë e simptomave të depresionit. Është konstatuar, se simptomat përmirësohen, nëse pacientët marrin ushqime me probiotikë.

A duhet që njerëzit me depresion të heqin dorë prej ëmbëlsirave dhe karbohidrateve?

Jo, thotë Kroemer.

"Ne e dimë nga hulutimet e mëparshme, që nuk premton sukses heqja dorë e personave me depresion nga karbohidratet." Kjo sepse: "Nuk është ushqimi me ëmbëlsira që shkakton depresionin. Por kur je me depresion ndryshojnë preferencat", thekson studiuesi.

Megjithatë është e kuptueshme, që këto ndryshime, të paktën pjesërisht, shfaqen, nëse ne ushqehemi në mënyrë të pashëndetshme për një kohë të gjatë.

Mbetet të sqarohet se: "Cili është shkaku dhe pasoja?", thotë Kroemer. "A ka të bëjë ushqimi, që në kohë afatgjatë shkakton një gjendje të keqe psiqike? Apo është gjendja psiqike shkaktare për përkeqësimin e të ushqyerit – dhe ajo shkakton pastaj ndryshimet në mikrobiomë?"

Për studiuesit është e qartë se:

"Ne duhet të fokusohemi më intensivisht tek tretja në trajtimin e depresioneve dhe çrregullimeve nga frika.", shkruan DW.

Deri tani kjo nuk është bërë në Gjermani. Në direktivat kombëtare për temën e depresionit thuhet: "Pacientet dhe pacientët me çrregullime depresioni duhet të inkurajohen që të ushqehen me kujdes dhe shëndetshëm."

Ndonëse në këto direktiva përshkruhet edhe, që: "Rezultatet e studimeve tregojnë për rolin e aksit mikrobiomë-zorrë-tru dhe që mikrobioma e pacientëve me depresion dallon nga ajo e personave të shëndetshëm." Por për mjekët terapistë nuk jepet një rekomandim, që të analizohet enkas flora e zorrës tek të sëmurët me depresion. Deri tani ka shumë pak prova, që kjo ndihmon vërtetë.

Por drejtuesja e studimit, Lilly Thurn i konsideron të arsyeshme mënyrat e reja të trajtimit. "Veçanërisht premtuese duhet të jenë në të ardhmen terapitë, që synojnë trajtimin e lidhur mes zorrës dhe trurit."

Ndërsa Nils Kroemer thekson: "Ndryshimet në ushqim dhe tretje nuk duhet të konsiderohen si probleme dytësore."