RTSH 24 Live

Sociale

Gratë sipërmarrëse, ekspertët vlerësojnë ecurinë e rolit të grave në shoqëri

18 orë para

Gratë sipërmarrëse, ekspertët vlerësojnë ecurinë e rolit të grave në shoqëri

Zëri i grave dhe roli i tyre në shoqëri duket se ka një qasje tjetër në verilindje, duke thyer tabutë e mentalitetin e zonës e duke treguar se janë të fuqishme në sipërmarrje por edhe vendimmarrje. Një pjesë e grave sipërmarrëse të Kukësit, Hasit, Tropojës e Dibrës u mblodhën bashkë për të shkëmbyer eksperiencat dhe përvojat e tyre duke i cilësuar sfida sipërmarrje të tilla.

Është një sfidë në vetvete për një grua të jetë në biznes dhe kjo është shumë sfiduese se të jesh një burrë në biznes”, u shpreh njëra prej grave.

Mendoj që është një arritje e madhe për Hasin”, u shpreh një tjetër sipërmarrëse.

Sipas tyre, të ngresh një biznes, të iniciosh sipërmarrje të tilla apo edhe në rolin drejtues e vendimmarrës patjetër që ka vështirësi. Besarie Geci, eksperte gjinore thotë se sakrifica e gruas është e jashtëzakonshme për të përmbushur detyrimet e saj brenda shtëpisë por edhe suportit ekonomik.

Gratë sforcohen që t’ia dalin, duke e dyfishuar mundin e tyre për të mbyllur çdo gjë brenda familjes ashtu siç duhet dhe për të qenë një shtyllë në suport ekonomik”, u shpreh Besarie Geci, eksperte gjinore.

Duke përmendur rezultatet e deritanishme, ajo thotë se ka një nivel tjetër roli fuqizues të grave e vajzave dhe ecurisë së tyre në shoqëri. Aktiviteti i grave sipërmarrëse erdhi në prag të 8 marsit, e me mbështetjen e projektit “Perspektiva të Reja”.

/rtsh.al/