RTSH 24 Live

Ekonomi

Kroçera “Oosterdam” ndalon në Sarandë, turistë vizitojnë qytetin

11/10/2024

Kroçera “Oosterdam” ndalon në Sarandë, turistë vizitojnë qytetin

Vjeshta vijon të jetë stina e preferuar e turistëve për të vizituar Sarandën.

Portin e Sarandës e vizitoi sërish ditët e fundit kroçera “Oosterdam” e kompanisë American Holland Cruises.

Në bordin e saj ndodheshin 1965 turistë kryesisht me kombësi australiane, amerikane, angleze, belge, kanadeze, holandeze dhe kombësi të tjera.

Turistët vizituan destinacione të ndryshme në afërsi të qytetit të Sarandës. Pjesë e itinerarit të turistëve kanë qenë vizitat në pikat turistike të Sarandës si Butrinti, Kalaja e Lëkurësit, plazhet e shumta në qytetin bregdetar, si dhe qytetet e Gjirokastrës, Përmetit, Tepelenës etj.

Gjatë periudhës 1 janar deri më 26 shtator në portin e Sarandës kanë ardhur 50 anije turistike, nga të cilat 25 kanë qenë kroçera, me turistë të kombësive të ndryshme.

/ rtsh.al /