RTSH 24 Live

Europë

Kroacia preket nga një valë e të nxehtit 

10/07/2024

Kroacia preket nga një valë e të nxehtit 

Një valë e re të nxehti ka prekur Kroacinë. Temperaturat në disa vende kanë arritur deri në 36 gradë. Paralajmërimi i kuq është në fuqi për Istrin dhe Kvarnerin. Të premten dhe të shtunën ai do të jetë i vlefshëm për të gjithë vendin, që do të thotë se moti mund të jetë shumë i rrezikshëm për shëndetin. 

Personat me probleme shëndetësore, fëmijët, gratë shtatzëna dhe të moshuarit duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm. Temperaturat jashtëzakonisht të larta do të prekin fillimisht pjesën bregdetare të Kroacisë, ndërsa të premten dhe të shtunën në kontinent. 

Në Shibenik, shishet e ujit, çadrat dhe kapelet janë të domosdoshme në plazh, por jo të mjaftueshme për të notuar një ditë të tërë. Njerëzit kërkojnë të gjitha llojet e pijeve freskuese, si pijet dhe ushqimet, të nxehta dhe të ftohta. Shefja e sherbimit te shendetit publik ne Kroaci Ana Puljak, tha se duhen 15 minuta në një makinë të nxehtë për t'i shkaktuar dëme serioze shëndetësore një fëmije. Prandaj mjeket rekomandojne masa mbrojtëse si hija dhe konsumimi i madh u ujit.

Gazetare Amela Koçerri

/ rtsh.al /