RTSH 24 Live

Rajon

Kriza energjitike, Shqipëria bashkëpunon me Greqinë

13/01/2022

Kriza energjitike, Shqipëria bashkëpunon me Greqinë


Shqipëria dhe Greqia mund të përdorin linjën e ndërlidhjes energjitike për të depozituar energji në të dyja vendet ose për të krijuar kontrata shitje afatgjata që do të kenë një çmim shumë më të ulët se tregu. Kjo u diskutua gjatë takimit që zhvilloi në Greqi ministrja e infrastrukturës dhe energjisë Belinda Balluku me Ministrin e Energjisë dhe të Ambientit, Kostas Skrekas. "Diskutuam në prani të skuadrave tona, mbi hapësirat për të çuar përpara një sërë projektesh mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ndamë mendimin e përbashkët për forcimin e bashkëpunimit në sektorin energjetik, veçanërisht në shkëmbimin e⚡energjisë këto kohë sfiduese kur kriza energjetike nuk ka kursyer askënd. Ndamë eksperiencat tona në menaxhimin e krizës dhe u angazhuam për bashkëpunim të frytshëm në të ardhmen" shkruan zonja Balluku në Facebook.
Ndërkaq në takimin me Ministrin e Transportit u mor angazhimi për  firmosjen e një memorandumi bashkëpunimi sa i përket projektit të ndërtimit të hekurudhës së përbashkët që lidh dy shtetet në kufirin e tyre në Krystallopigi. Linja e re Florina -Kastoria - Pogradec do të jetë pjesë e linjës hekurudhore Selanik - Durrës - Tiranë - Mal i Zi - Serbi, e cila do të forcojë lidhjet hekurudhore si në Ballkanin Perëndimor ashtu edhe në lidhjet me Evropën Qendrore.
Investime do të ketë edhe në korridori blu. Ky korridor do të vijojë pas mbarimit nga Greqia dhe shqipëria në Malin e Zi.