RTSH 24 Live

Kosovë

Kosova mbyll emergjencën e COVID-19

24/05/2023

Kosova mbyll emergjencën e COVID-19

Qeveria e Kosovës vendosi këtë të mërkurë për mbyllje të emergjencës së shëndetit publik, pas 3 vitesh betejë me pandeminë COVID-19. Kërkesën për mbyllje e bëri ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, gjatë mbledhjes së Qeverisë,

Shpallja e kësaj gjendjeje krijoi mekanizma për të ofruar ndihmë të koordinuar qeveritare për qytetarët.Sipas shifrave zyrtare në Kosovë, 3,217 persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19  dhe 273,934 të tjerë janë prekur nga virusi.

Kryeministri Albin Kurti në mbledhje tha se "brenda 6 muajve nga fillimi i vaksinimit masiv, ishin imunizuar 60% të popullatës së targetuar”.

Sipas OBSH-së, deri më 15 janar të vitit 2023, në Kosovë janë administruar mbi 1,836,901 doza vaksinash.

/rtsh.al/