Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka publikuar axhendën zyrtare për sesionin pranveror ku do të diskutohet më 18 prill për anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion.
Sipas axhendës, diskutimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë për dy orë e gjysmë.
Në këtë diskutim, Raportuesja për Kosovën, Dora Baokyannis, Azdeh Rojhan nga Suedia dhe Beatrice Fresko Rolfo nga Monaco do të bëjnë prezantimin e raportit.
Pas debatit do të ketë edhe votim dhe nëse Kosova kalon me sukses këtë fazë.
Votimi që pritet të ndodhë në maj, dhe do të jetë Këshilli i Ministrave do të përcaktojë nëse Kosova do të arrijë të anëtarësohet në Këshill të Evropës.
Komiteti i Asamblesë Parlamentare të KiE miratoi pasditen e së mërkurës opinionin e raportueses Bakoyannis në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci të Këshillit të Evropës.
Ky opinion rekomandon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës pa asnjë parakusht shtesë.
/rtsh.al/