RTSH 24 Live

Kosovë

Kosova drejt anëtarësimit në KiE, Vuçiç: Do reagojmë fort, po e paguajmë shtrenjtë qëndrimin e Perëndimit

29/03/2024

Kosova drejt anëtarësimit në KiE, Vuçiç: Do reagojmë fort, po e paguajmë shtrenjtë qëndrimin e Perëndimit

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se Beogradi do të reagojë nëse Kosova pranohet në Këshillin e Evropës. Në fjalimin e tij televiziv drejtuar qytetarëve serbë, Vuçiç ka theksuar se Serbia është duke e paguar shtrenjtë

Para disa ditësh thashë se jemi në një situatë jashtëzakonisht të vështirë politike. Po paguajmë një çmim shumë të lartë. Për ne tema më e rëndësishme është anëtarësimi i mundshëm i Kosovës në Këshillin e Evropës”, ​​ka thënë Vuçiç.

Vuçiç tha se është Prishtina ajo që e ka detyrim për formimin e Asosacionit të Komunave Serbe dhe jo Beogradi.

“Detyrimi i parë i Prishtinës është formimi i Asocacionit të Komunave Serbe. Serbia nuk ka asnjë obligim. Ekspertët e tyre thanë se është obligim ndërkombëtar i Prishtinës”, tha ai Vuçiç.

Ai vuri në dukje se reagimi i Serbisë në rastin e Kosovës do të jetë i fortë.

Do të vazhdojmë të flasim për Kosovën. Jam i gatshëm të dëgjoj mendimin e qeverisë dhe së bashku ftojmë qeverinë të prezantojë mendimin e saj. Besoj se reagimi i Serbisë duhet të jetë i fortë. Nuk dua të kufizoj hapësirën e Serbisë për manovrim. Në ditët në vijim kam marrë ftesë nga Macron dhe do t'i kërkoj që të ketë parasysh detyrimin për formimin e ZSO-së”, theksoi Vuçiç.

Vuçiç shtoi se Serbia ndodhet “në një situatë politike pothuajse të pamundur sepse jemi në rrugën evropiane dhe nuk kemi hequr dorë nga kjo, por pozita jonë do të jetë gjithnjë e më e vështirë dhe e ndërlikuar.”

/rtsh.al/