RTSH 24 Live

Rajon

Kosova dhe Serbia marrëveshje për energjinë, SHBA: Kur dy vendet angazhohen në dialog, përfitojnë qytetarët

21/06/2022

Kosova dhe Serbia marrëveshje për energjinë, SHBA: Kur dy vendet angazhohen në dialog, përfitojnë qytetarët

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes lidhur me energjinë mes Kosovës dhe të Serbisë. Për SHBA kjo marrëveshje është dëshmi se dy vendet duhet të përparojnë me dialogun, pasi nga kjo përfitojnë qytetarët e dy vendeve.

“Marrëveshja e sotme e udhërrëfyesit për energjinë është dëshmi se kur Kosova dhe Serbia angazhohen me kreativitet dhe fleksibilitet, qytetarët në të dy vendet përfitojnë. SHBA u kërkon të dyja vendeve që të vazhdojnë të ndërtojnë këtë sukses përmes angazhimit urgjent dhe të hapur në dialogun e lehtësuar nga BE”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Marrëveshja u arritur në Bruksel në kuadër të dialogut dypalësh. Dakordësia u bë mbi udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes për energjinë ku një kompani me pronësi serbe e themeluar në Kosovë, do të fillojë furnizimin me energji elektrike për konsumatorët në katër komuna me shumicë serbe në veri.

Qytetarët e komunave në veri të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok - kryesisht me shumicë serbe - nuk kanë paguar energjinë prej më shumë se dy dekada.

/rtsh.al/