RTSH 24 Live

Botë

Koreja e Veriut mbyll kufijtë pas konfirmimit të rasteve me COVID

12/05/2022

Koreja e Veriut mbyll kufijtë pas konfirmimit të rasteve me COVID
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un

Dy vite e gjysëm pas fillimit të pandemisë së COVID në gjithë botën, Koreja e Veriut ka mbyllur sërish kufijtë pas konfirmimit të rasteve me koronavirus. Gjatë një mbledhje të Byrosë Politike, Kim Jong Un ka urdhëruar mbylljen e kufijve pasi janë konfirmuar raste me variantin Omicron.

NK News bën me dije se ndonëse ka një shpërthim të Omicron në kryeqytetin Pyongyang, nuk dihet numri i rasteve. NK News bën me dije se rasti i parë i variantit Omicron ishte zbuluar katër ditë më parë.

“Banorët në disa zona të Phenianit i ishin nënshtruar bllokimit për të paktën dy ditë përpara njoftimit të fundit”, raporton NK News.

/rtsh.al/