RTSH 24 Live

Aktualitet

Gjenden pa jetë dy shtetase ukrainase në Tiranë, dyshohet se konsumuan mbidozë ilaçesh

10/05/2024

Gjenden pa jetë dy shtetase ukrainase në Tiranë, dyshohet se konsumuan mbidozë ilaçesh

Dy shtetase ukrainase janë gjetur pa shenja jete në banesën e tyre në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, bëhet me dije se viktimat, të identifikuara si Antonina Kozachenko 25 vjeçe dhe Anastasia Lopukhova 40 vjeçe, kanë humbur jetë për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.

Dy ukrainaset janë gjetur nga shoqja e tyre në banesën në rrugën e Dibrës.

Grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 10.05.2024, rreth orës 13:35, në Rrugën e Dibrës, në banesë, janë gjetur nga shoqja e tyre e dhomës, pa shenja jete shtetaset ukrainase A. K., 25 vjeçe dhe A. L., 40 vjeçe.

Paraprakisht dyshohet se dy shtetaset kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/