RTSH 24 Live

Botë

SHBA: Ndalojmë ndihmën ndaj Izraelit, Hamasi është dobësuar ndjeshëm

09/05/2024

SHBA: Ndalojmë ndihmën ndaj Izraelit, Hamasi është dobësuar ndjeshëm

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se do të fillojë të ndalojë ndihmën ndaj Izraelit në këtë fazë të luftës pasi sicc argumenton SHBA, Hamasi është dobësuar ndjeshëm.

Ne besojmë se Izraeli ka ushtruar një presion të madh mbi Hamasin dhe se ka mënyra më të mira për të ndjekur atë që ka mbetur nga Hamas në Rafah sesa një operacion i madh tokësor. Në fillim të konfliktit, Hamasi nuk ndjeu dhe nuk kishte pësuar llojet e presionit dhe llojet e viktimave që kanë pësuar tani. Izraeli ka eliminuar shumë liderë përmes luftimeve që ata kanë zhvilluar gjatë disa muajve të fundit. Ata kanë shkatërruar radhët e shumë njësive të tyre. Gjendja e Hamasit sot nuk është ajo që ishte gjashtë muaj më parë,” tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby në një konferencë me gazetarët.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë shton se vendimi i presidentit amerikan Joe Biden është për të rritur presionit ndaj Izraelit mbi përgatitjet e këtij të fundit për një operacion të madh në Rafah.

/rtsh.al/