RTSH 24 Live

Muzikë

Gjysmëfinalja e dytë e Eurovision, VanityFair vlerëson Besën për veshjen: Më e shkëlqyeshmja e mbrëmjes

10/05/2024

Gjysmëfinalja e dytë e Eurovision, VanityFair vlerëson Besën për veshjen: Më e shkëlqyeshmja e mbrëmjes

Gjysmëfinalja e dytë e Eurovision 2024 do të shquhet për sasinë e kristaleve, diamanteve dhe metaleve të ndryshme që ndriçuan veshjet  e protagonistëve të mbrëmjes.

Mirëpo revista VanityFair ka vlerësuar këngëtaren shqiptare Besa Kokëdhima me çmimin “Më e shkëlqyeshmja e mbrëmjes”.

Besa u prezantua me një fustan në ngjyrë jeshile të ndezur. Përveç prerjes në lartësinë e ijeve dhe dekoltesë, ajo që e karakterizon fustanin është kapuçi që mbulon flokët e saj.

Veshja e këngëtares shqiptare u dizenjua nga dizajneri nga Kosova Valdrin Sahiti.

Këngëtarja Besa Kokëdhima përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision 2024 me këngën “TITAN”, duke dhuruar një performancë të shkëlqyer, por megjithatë nuk mundi të prekë finalen e madhe.

Finalja e madhe e Eurovision 2024 mbahet në datën 11 maj  në Malmo të Suedisë dhe në skenë do të ngjiten vetëm 16 përfaqësues shtetesh. Ndaj ndiqni magjinë e muzikës në netët e Eurovision, vetëm në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

/rtsh.al/