RTSH 24 Live

Botë

Protesta pro-palestineze para Eurovizionit, këngëtarja izraelite mbyllet në hotel

09/05/2024

Protesta pro-palestineze para Eurovizionit, këngëtarja izraelite mbyllet në hotel

Këngëtarja izraelite e Eurovizionit Eden Golan është këshilluar të qëndroj në dhomën e saj të hotelit nga agjencia e sigurisë kombëtare e vendit të saj, ndërsa mijëra protestues pro-palestinez ishin mbledhur në Malmo, duke kërkuar që ajo të përjashtohej nga konkursi.

Ndërkohë, Greta Thunberg  iu bashkua mijëra protestuesve që protestonin kundër Izraelit i cili është pjesëmarrës në konkursin e famshëm të këngës ku këngëtarja do të performojë në gjysmëfinalen e dytë të konkursit këtë mbrëmje.

Gjatë protestës, u ndezën bombola tymi me ngjyrat e flamurit palestinez dhe disa prej të cilëve mbanin tabela që shfaqnin imazhe të civilëve të Gazës  që janë plagosur në mes të konfliktit Hamas-Izrael.

Pankartat e tjera shfaqnin mesazhe duke përfshirë 'mirë se erdhët në konkursin e këngëve të Genocidit' dhe 'ndalo përdorimin e Eurovizionit për të zbardhur krimet izraelite'.

/rtsh.al/