Presidenti i Koresë së Jugut shpalli të martën gjendjen e jashtëzakonshme ushtarake në vend, duke akuzuar opozitën për aktivitete antishtetërore.
Presidenti Yoon Suk Yeol tha se "dua të rindërtoj dhe të mbroj Republikën e lirë të Koresë, e cila po rrëshqet në thellësitë e rrënimit kombëtar".
Gjatë një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, ai deklaroi se vendimi është marrë për të hequr forcat pro-Koresë së Veriut nga vendi dhe për të mbrojtur rendin kushtetues liberal.
"Për të mbrojtur Korenë liberale të Jugut nga kërcënimet e paraqitura nga forcat komuniste të Koresë së Veriut dhe për të eliminuar elementët antishtetërorë... Unë deklaroj ligjin e emergjencës ushtarake," tha Yoon në një fjalim të drejtpërdrejtë televiziv.
"Kjo është një masë e pashmangshme për të garantuar lirinë dhe sigurinë e njerëzve dhe për të garantuar qëndrueshmërinë e kombit kundër trazirave të nxitura nga këta elementë subversivë, antishtetërorë."
Udhëheqësi i Partisë Konservatore të Pushtetit Popullor në pushtet, Han Dong-hoon, tha se "shpallja e ligjit ushtarak është e gabuar", duke shtuar se ai do të "kundërshtonte shpalljen e ligjit ushtarak përkrah popullit".
Partia Demokratike liberalë në opozitë raportohet se ka bërë thirrje për një takim urgjent pas njoftimit të Yoon.
Çfarë parashikon ligjit ushtarak i Koresë Jugore?
Kjo është hera e parë në 44 vjet që në Korenë e Jugut shpallet shtetrrethimi.
Neni 77 i Kushtetutës së Koresë thotë se presidenti mund të vendosë ligjin ushtarak në përgjigje të luftës, incidenteve ose emergjencave të tjera kombëtare.
Ligji ushtarak ndahet në dy lloje: gjendjen ushtarake emergjente dhe gjendjen ushtarake të sigurisë.
Kur shpallet emergjenca ushtarake merren masa, si kufizimi i lirisë së fjalës, publikimit, grumbullimit dhe organizimit, ndryshime të veçanta në autoritetin e qeverive ose gjykatave dhe një sistem urdhrash në përputhje me dispozitat e ligjeve përkatëse.
Në rast të shpalljes së gjendjes ushtarake, presidenti duhet të njoftojë pa vonesë Asamblenë Kombëtare dhe kur Asambleja Kombëtare kërkon heqjen e gjendjes ushtarake me pëlqimin e shumicës së anëtarëve të saj.
Ligji ushtarak është shpallur gjithsej 10 herë në historinë e Koresë, duke filluar nga 15 gushti 1948 kur u krijua republika.
Rastet përfshijnë rebelimin Yeosu-Suncheon dhe Luftën Koreane të viteve 1950–53. Pas viteve 1960, ligji ushtarak është shpallur disa herë për të shuar kaosin politik.
/rtsh.al/