RTSH 24 Live

Botë

U përpoq të vendoste ligjin ushtarak, ligjvënësit e Koresë së Jugut mocion për shkarkimin e Presidentit Yoon

12 orë para

U përpoq të vendoste ligjin ushtarak, ligjvënësit e Koresë së Jugut mocion për shkarkimin e Presidentit Yoon

Ligjvënësit e Koresë së Jugut kanë nisur procedurat e shkarkimit të Presidentit Yoon Suk Yeol pak pasi penguan masën e tij për vendosjen e ligjit ushtarak.

Deputetët e opozitës kanë paraqitur një mocion për shkarkimin e Presidentit Yoon. Pasi të propozohet një projekt-ligj për shkarkimin, të paktën dy të tretat e Asamblesë Kombëtare prej 300 anëtarësh të Koresë së Jugut duhet të votojnë për shkarkimin e Yoon - që përkthehet në të paktën 200 vota. Votimi duhet të bëhet brenda 72 orëve.

Gjithçka ndodhi pas shpalljes nga Presidenti të ligjit ushtarak. Sipas Presidentiti, kjo masë ishte e nevojshme për të mbrojtur vendin nga elementët koreano-veriorë dhe forcat anti shtetërore, por kjo shpallje e tij u shoqërua me tensione e protesta. Ndërkaq, Parlamenti votoi kundër masës dhe shpalli të pavlefshëm urdhrin e ligjit ushtarak.

Ndërkaq, Kryeministri i Japonisë Shigeru Ishiba ka reaguar mbi ngjarjen duke shprehur shqetësimin e jashtëzakonshme dhe serioz lidhur me vendimin jetëshkurtër të Presidentit Yoon, ndërsa deklaroi se po monitoron nga afër situatën në vendin fqinj.

Po ashtu, edhe Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se Shtetet e Bashkuara (një partner kyç strategjik dhe mbrojtës për Korenë e Jugut), vazhdojnë të presin që "mosmarrëveshjet politike të zgjidhen në mënyrë paqësore dhe në përputhje me sundimin e ligjit".

/rtsh.al/