NATO është e shqetësuar nga aktet e reja serioze të sabotimit dhe sulmeve kibernetike në territorin e aleancës, tha një zyrtar i lartë pas një takimi të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel.
Zyrtari tha se Rusia, në veçanti duket se po bëhet më e gatshme për të dëmtuar apo rrezikuar jetë përmes sabotimeve në vendet anëtare të NATO-s.
“Kina, Irani dhe Koreja e Veriut janë gjithashtu aktive në sulme kibernetike”, sipas zyrtarit. “Pekini, ashtu si Moska, po kryen një fushatë të vazhdueshme për të përhapur malware”, tha zyrtari.
Synimi i tyre është kryerja e spiunazhit, por edhe aftësia për të shkaktuar përçarje në rast të rritjes së tensioneve.
“Rusia po fokusohet në infrastrukturën e rëndësishme dhe veçanërisht në sistemet e kontrollit industrial”, tha zyrtari.
Sipas ATSH
/ rtsh.al /