RTSH 24 Live

Botë

Qëllohet për vdekje kreu i “UnitedHealthcare“ - Brian Thompson u vra në mes të Manhattanit nga një person i maskuar

9 orë para

Qëllohet për vdekje kreu i “UnitedHealthcare“ - Brian Thompson u vra në mes të Manhattanit nga një person i maskuar

Drejtori i Përgjithshëm i UnitedHealthcare në SHBA është qëlluar për vdekje në qendër të Manhattanit. Brian Thompson po ecte drejt hotelit Hilton në Midtoën Manhattan, për të marrë pjesë në konferencën vjetore të investitorëve të UnitedHealthcare, kur një person i armatosur, për të cilin hetuesit thonë për CNN-in ishte i maskuar, priti për rreth 10 minuta para mbërritjes së Thompson, përpara se të hapte zjarr nga 20 metra larg duke qëlluar disa here 50-vjecarin, i cili humbi jetën si pasojë e një plumbi në gjoks.

Autori i sulmit më pas është parë të lëvizë në biçikletë.  "Motivi i kësaj vrasjeje aktualisht është i panjohur, por bazuar në provat që kemi deri më tani, duket se viktima ishte në shënjestër të veçantë, pasi vrasja ishte e mirë planifikuar. Por ne ende nuk e dimë arsyen," tha Shefi i Detektivëve Joseph Kenny në një konferencë për shtyp, ndërsa njoftoi 10 mijë dollarë shpërblim për këdo që jep informacion për autorin e sulmit. Thompson u emërua drejtor ekzekutiv për UnitedHealthcare në prill 2021. UnitedHealthcare është pjesë e UnitedHealth Group, i renditur i pesti në Fortune 500.

/RTSH/