Ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut Kim Yong-hyun, ka dhënë dorëheqjen për shkak të trazirave të shkaktuara pas propozimit për ligjin ushtarak.
Ministri Kim Yong-hyun i ka kërkuar falje publikut për përhapjen e konfuzionit dhe shkaktimin e shqetësimit. Lajmi është komunikuar nga Ministria e Mbrojtjes.
Kim ka deklaruar se do të marrë përgjegjësin e plotë për ligjin ushtarak.
Kim do të qëndrojë në detyrën e tij deri në momentin që presidenti Yoon të pranojë dorëheqjen e tij. Më herët gjatë ditës, partia kryesore opozitare filloi të procedojë për shkarkimin e ministrit.
/rtsh.al/