Gjatë pesë muajve të parë të këtij viti, në Shqipëri janë regjistruar gjithsej 41,595 mjete. 83.3% e tyre janë autovetura. Në maj kishim edhe numrin më të lartë të mjeteve të regjistruara për herë të parë 10,670 makina.
Sipa ScanTv 24.9% e mjeteve të regjistrura janë në pronësi të subjekteve dhe 75.1% e tyre janë në pronësi të individëve.
Furnizuesi kryesor ka qenë Italia, duke kryesuar listën me 7,549 mjete të eksportuara në Shqipëri.
Në renditje e ndjekin Koreja dhe Gjermania me 7,319 dhe 7,297 mjete gjithsej.
Më pas në radhë vijnë mjetet e importuara nga Zvicra, SHBA-ja dhe Kina.
Aktualisht në Shqipëri numri i mjeteve në qarkullim i ka kaluar 800 mijë.
Sipas ScanTV
/ rtsh.al /