Korça do të presë spektaklin e fundvitit këtë të premte, një mbrëmje e paharruar që do të mbledhë artistët më të mirë të qytetit për një shfaqje plot muzikë, gëzim dhe performanca artistike. Ky eveniment do të sjellë një përvojë të veçantë dhe emocionuese për të gjithë ata që do të jenë prezent në teatrin “Andon Zako Çajupi”.
Zamira Kita, Drejtore e Qendrës së Artit dhe Kulturës solli më shumë detaje rreth mbrëmjes së organizuar.
Do të jen ëtë gjithë artistët që janë përzgjedhur për këtë koncert. Është një mbrëmje kala ku do të jenë artistë të teatrit, muzikës, këngëtarë, balerinë të cilët do të sjellin atmosferë festive. Do të kemi mundësi të urojmë sëbashku, gëzojmë dhe të presim një vit më të bukur“, tha Kita.
Tashmë janë bërë edhe përgatitjet e fundit që gjithçka të jetë gati për publikun që do të zgjedhë ta ndjekë spektaklin nga salla.
Spektakli do të zhvillohet në teatrin “Andon Zako Çajupi” dhe do të përfshijë një gamë të gjerë performancash që do ti japin më shumë ngjyra atmosferës së fundvitit.
Gazetare: E. Fili
/rtsh.al/