RTSH 24 Live

Aktualitet

Kompleksi i Lidhjes së Prizrenit - fluks vizitorësh, por nuk ka ciceron

6 orë para

Kompleksi i Lidhjes së Prizrenit - fluks vizitorësh, por nuk ka ciceron

Kompleksi "Lidhja Shqiptare e Prizrenit", si pikë historike dhe turistike, gjatë gjithë vitit njeh fluks vizitorësh.

Parim Kosova, përgjegjës i saj, thotë se vizitorët janë të shumtë vendas dhe të huaj e sidomos bashkatdhetarë që jetojnë në vende të ndryshme të botës.

"Fluksi nuk është ndërprerë edhe gjatë kësaj jave të parë të shkurtit," thotë z. Kosova.

Nga Shqipëria, vizitorët duket se zgjedhin më tepër fundjavat për ta frekuentuar.

"Republika e Shqipërisë vjen fundjavave, se shfrytëzojnë Prevallën, Brezovicën, Tropojën, dhe këtë e kanë si pikë referimi," shpjegon përgjegjësi i zonës.

Mungesa e ciceronëve është problematikë për të përmbushur shërbimin ndaj turistëve.

"Ka shtim të turizmit, por edhe personat që vijnë nga dy-tre herë për ta vizituar. Ajo që është pengesë te ne është mungesa e ciceronëve komunalë," tregon z. Kosova.

Brenda një dite Lidhjen e Prizrenit e vizitojnë deri në 200 turistë.

Gazetare: Besjana Gërmizi

/rtsh.al/