RTSH 24 Live

Kosovë

Komisioneri i BE-së, Varhelyi kalon në këmbë urën e Ibrit, takon Listën Serbe

25/05/2023

Komisioneri i BE-së, Varhelyi kalon në këmbë urën e Ibrit, takon Listën Serbe

Pas vizitës në Prishtinë ku u prit nga zyrtarët më të lartë të shtetit të Kosovës, Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, ka vizituar pasditen e së enjtes dhe Mitrovicën e Veriut.

Pasi kaloi në këmbë urën mbi lumin “Ibër” në Mitrovicë, nga pjesa jugore në atë veriore, Varhelyi u takua me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiç.

“Me Rakiqin kemi diskutuar edhe për mbështetjen e BE-së ndaj rajonit”, është shprehur komisioneri i BE-së.

Sipas Varhelyit, dialogu Kosovë-Serbi është shumë i rëndësishëm, ndërsa kërkoi zbatimin e marrëveshjes bazë, përfshirë edhe Asociacionin.

Tani është esenciale që të dyja palët të ofrojnë dhe zbatojnë të gjitha detyrimet pa vonesa, pasi duhet të shfrytëzohet të ecet përpara me zbatimin e marrëveshjes.

Natyrisht mjafton të përmendet e konkluzioni i Këshillit të Evropës ku i nxit dy palët që të zbatojnë plotësisht të gjitha detyrimet, përfshirë edhe marrëveshjen e vitit 2013-2015 për Asociacionin”, tha Varehelyi.

Gjithashtu Varehelyi tha se reformat për sundimin e ligjit në Kosovë duhet të përshpejtohen, ndërsa nuk la pa përmendur edhe ngërccin në sistemin e drejtësisë.

 “Një porosi e qartë që gjithmonë vjen nga Prishtina është se Kosova është shumë e përkushtuar sa i përket përafrimit në Bashkimin Evropian. Reformat jo vetëm që duhet të vazhdohen, por duhet edhe të përshpejtohen. Kërkojmë zotimin e Qeverisë që gjitha praktikat gjyqësore të jenë në pajtim me Gjykatën e Venecias”,deklaroi Varhelyi.

/rtsh.al/