Rekomandimet e lëna në auditimet e ushtruara në disa drejtori vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës nga Kontrolli i Lartë i Shtetit u diskutuan në Nënkomisionin për Auditimin e Sektorit Publik (KLSH).
Deputetët pyetën audituesit lidhur me pranimet e raporteve dhe nëse janë zbatuar rekomandimet e tyre.
"Në 5 drejtori vendore të Kadastrës, nga 263 rekomandime, ku 213 janë të pranuara, rezulton se vetëm 36 rekomandime janë zbatuar," pyeti deputetja.
"Problemi është i tillë që në ASHK lëvizin shumë punonjësit. Ne kemi pasur raste që brenda dy apo tre muajve auditim janë ndërruar 8 drejtorë, pa llogaritur nivelin e punonjësve apo specialistëve. Kur shkojmë në këto subjekte shohim që mund të jenë të gjithë fytyra të reja, punonjës të rinj, të cilët nuk e kanë fare idenë se çfarë shkresash ka lënë institucioni ynë atje," u shpreh audituesi, z. Kuka.
KLSH-ja gjatë auditimit thotë se i ka kushtuar një vëmendje të posaçme çështjeve që lidhen me procedurat e shqyrtimit dhe miratimit të kërkesave për legalizim.
Gazetare: Amela Koçerri
/rtsh.al/