RTSH 24 Live

Sociale

Klimë tropikale dhe fluks virozash. Mjekët: Bashkë qarkullojnë Covid-19 dhe gripi

31/05/2023

Klimë tropikale dhe fluks virozash. Mjekët: Bashkë qarkullojnë Covid-19 dhe gripi

Klima tropikale që ka përfshirë Shqipërinë prej gati 10 ditësh ka bërë që në këtë sezon pranveror të shtohen ndjeshëm edhe virozat e ndryshme. Mjekët pediatër flasin për një situatë gati të pazakontë në këtë periudhë. Ata pohojnë se 30% e fëmijëve të sëmurë në këtë periudhë kanë mbivendosje të infeksioneve dhe gati gjysma e tyre përfundojnë me bronkopneumoni.

Edhe pse jemi në prag të verës, një fluks virozash kanë prekur pothuajse të gjitha grup moshat por veçanërisht fëmijët.  Mjekët pediatër flasin për një situatë gati të pazakontë në këtë periudhë. Aktualisht është në qarkullim gripi i tipit B i mbivendosur me viroza të tjera.

Mjekët thonë se edhe Covidi është ende prezent. Edhe pse jo ne shifra të shtuara,  mbivendosja e tij më virozat e tjera këtë periudhë ka rritur sëmundshmërinë thuajse në të gjitha grup moshat.

Temperatura e zgjatur deri dy javë ka qenë klinika kryesore e Covidit-19 në këtë sezon. Ajo që ka tërhequr vëmendjen e mjekëve pediatër gjatë punës së tyre është imuniteti I dobët i fëmijëve të lindur gjatë pandemisë.

Më rënien e agresivitetit të Covid-19 pas 2 viteve pandemi, këtë vit ishte gripi i stinës ai që shkaktoi sëmundshmëri të lartë dhe komplikacione tek të gjitha grup moshat.

/rtsh.al/