RTSH 24 Live

Sociale

Vaksinimi kundër virusit të papilomës humane, specialistët: Ka ende nevojë për ndërgjegjësim

2 orë para

Vaksinimi kundër virusit të papilomës humane, specialistët: Ka ende nevojë për ndërgjegjësim

Që nga viti 2022 si në të gjithë Shqipërinë, edhe në qytetin e Kukësit ka vazhduar aplikimi i vaksinës kundër kancerit të qafës së mitrës për vajzat e grupmoshës 13 vjeçare.

Sipas Shefes së Epidemiologjisë dhe Shëndetit Mjedisor Denisa Durakut vit pas viti ka patur interes të shtuar për të aplikuar këtë vaksinë, por duhet akoma më shumë punë për ndërgjegjësimin dhe informimin e prindërve mbi rolin që ka vaksina HPV.

Por sa i rëndësishëm është aplikimi i kësaj vaksinë?

“Është shumë e rëndësishme sidomos kur injektohet në grupmoshën e përcaktuar”, tha Duraku.

Si çdo vaksinë në kalendar e detyrueshme, edhe vaksina e HPV duhet të injektohet në kohën e përcaktuar. Stafi mjekësor i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Kukës zhvillon takime ndërgjegjësuese  në shkollat 9 vjeçare të qytetit dhe fshatrave për të informuar mbi rëndësinë e aplikimit të vaksinës HPV (virusi i papilomës humane).

Gazetare: Irda Bajraktari

/rtsh.al/