RTSH 24 Live

Sociale

OSHEE në terren për energjinë në Shkodër, Zhuka: Asnjë tolerim ndaj shkelësve të ligjit

6 orë para

OSHEE në terren për energjinë në Shkodër, Zhuka: Asnjë tolerim ndaj shkelësve të ligjit

“OSHEE ka nisur një proces i cili nuk mund të kthehet pas dhe nis nga vetja”. Në këtë mënyrë e ka komentuar drejtori i OSHEE Rajoni Verior, Armand Zhuka arrestimin e një punonjësi të OSHEE dhe procedimin e 3 të tjerëve, 2 ditë më parë në Vau Dejës.

Zhuka tha se nuk do të ketë asnjë tolerim ndaj atyre që shkelin ligjin.

Nuk mund të shkojmë pas nga mosrealizimi i detyrave nga secili nga ne. Duke nisur nga unë, e deri tek stafi duhet të bëjmë punën”, shprehet ai.  

Zhuka pranoi faktin se ditët e fundit ka patur shkëputje në disa zona të energjisë elektrike, ku herë si shkak i remonteve e herë nga stuhitë e forta.

Zhuka tha se grupet e OSHEE janë në terren duke bërë të mundur garantimin e energjisë elektrike në cdo fshat të Qarkut Shkodër ku ka patur problematika.

/rtsh.al/