RTSH 24 Live

Aktualitet

Rama fton shqiptarët të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura

3 orë para

Rama fton shqiptarët të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura

Forcat e Armatosura kanë nisur rekrutimet për ushtarë/detarë profesionistë, duke ofruar kushte pagese dhe trajtimi si asnjëherë më parë.

Kryeministri Edi Rama, ka bërë thirrje të rinjve që të bëhen pjesë ë forcave të Armatosura, ku përmes një video-postimi në rrjete sociale, i ka ndarë disa nga kushtet që çdo aplikant duhet të përmbushë për aplikimin.

Duke bërë thirrje të rinjve që të aplikojnë, Rama shkruan se,  “Forcat e Armatosura hapin dyert për këdo që dëshiron të kontribuojë në sigurinë dhe mbrojtjen e vendit”.

Më tutje Rama ka bërë publike dhe adresën se ku mund të aplikojnë.

”Aplikimet mund të bëhen online në faqen zyrtare www.mod.gov.al/rekrutim, në seksionet e rekrutimit në qarqe ose në Qendrën e Personel Rekrutitmit pranë garnizonit “Skënderbej” në Rrugën e Dibrës, Tiranë”, ka shkruar Rama.

 

 

/rtsh.al/