RTSH 24 Live

Aktualitet

FOTOT- Ndërtimi i shëtitores në Pogradec, Rama: Segmenti rrugor “Tushemisht – Doganë” ka përfunduar

3 orë para

FOTOT- Ndërtimi i shëtitores në Pogradec, Rama: Segmenti rrugor “Tushemisht – Doganë” ka përfunduar

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një postim në rrjetet sociale, nëpërmjet të cilit informon për punën që po bëhet për ndërtimin e shëtitores së Tushemishtit në Pogradec. Mësohet se ka përfunduar edhe segmenti rrugor që lidh Tushemishtin me Doganën. Kryeministri, me këtë rast ka ndarë edhe fotot nga punimet për këtë projekt.

“Vijon puna për ndërtimin e shëtitores së Tushemishtit në Pogradec, ndërkohë që segmenti rrugor “Tushemisht - Doganë ka përfunduar”, shkruan Rama.

Drilon-Tushemisht ndodhet në një hapësirë e vogël gjeografike, ku ndërthuren burimet e Drilonit, liqeni i Pogradecit, shtëpitë karakteristike të zonës, rrugë të ngushta kalimi dhe peizazhe piktoreske, të cilat krijojnë një oaz me mundësi të shumta për zhvillimin e turizmit në zonë.

Projekti lejon që vizitorët të mos shëtisin vetëm në pedonalen e Drilonit, por përmes kalimeve kryesisht këmbësore, të shkohet deri tek burimet e Drilonit dhe në Tushemisht.

/rtsh.al/