RTSH 24 Live

Aktualitet

Vrasja e 50-vjeçarit në Ndroq, gjendet makina e autorit

3 orë para

Vrasja e 50-vjeçarit në Ndroq, gjendet makina e autorit

Automjeti i përdorur nga autori i dyshuar i vrasjes së 50-vjeçarit Alfred Dedja, është gjetur në fshatin Shkallnur këtë të hënë (2 dhjetor). Autori i dyshuar i vrasjes së Dedjas, Julian Gjoshi e ka braktisur automjetit tip “Mercedes Benz” në anë të rrugës.

 Efektivët e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet. Nga të dhënat e para, mësohet se nuk është gjetur akoma arma me të cilën është kryer vrasja.

 Ngjarja u regjistrua pasditen e djeshme (1 dhjetor), ku 50-vjeçari u qëllua për vdekje në një lokal në Ndroq.

Alfred Dedja është një emër i njohur për policinë pasi në vitin 2014 ai u arrestua i akuzuar për vjedhje. Dedja u prangos në ambientet e spitalit “Nënë Tereza” në kryeqytet, pasi dyshohej se kishte thyer xhamat e disa automjeteve të parkuar aty, ndërsa kishte vjedhur dhe sendet personale dhe një shumë parash.

Ai rezultoi të ishte autor i mbi 15 vjedhjeve të ndodhura dhe kishte marrë shuma të mëdha parash, sende personale, çanta, lap-top etj, materiale të cilat gjendeshin në brendësi të makinave të vjedhura. Dedja i kryente vjedhjet në makinat që u përkisnin të afërmve të pacientëve që ishin shtruar në spital.

/rtsh.al/